“KËTO FJALË TË MIRA E NDERIME JANË VEÇ…”/ Robert Berisha i quan hipokrizi ngushëllimet për Nexhmije Pagarushën – AlpeGossip
“KËTO FJALË TË MIRA E NDERIME JANË VEÇ…”/ Robert Berisha i quan hipokrizi ngushëllimet  për Nexhmije Pagarushën

“KËTO FJALË TË MIRA E NDERIME JANË VEÇ…”/ Robert Berisha i quan hipokrizi ngushëllimet për Nexhmije Pagarushën

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare. Shumë perzonazhe të njohur shprehën publikisht ngushëllimet e tyre, ashtu sikurse disa që kishin patur fatin ta takonin nga afër, ndanë pak nga kjo eksperiencë me ndjekësit në rrjet.

Reagimi i fundit vjen sot nga Robert Berisha, i cili ka ripostuar shkrimin e një përdoruesi në Instagram. Një kritikë, që sipas Robertit duhet të marrë vëmendje. Fokusi i shkrimit përqëndrohet tek fakti se Pagarusha nuk është nderuar dhe respektuar sa duhet për aq kohë sa kishte jetë. “Ia kemi përbuz’ krijimtarinë me ‘remake’ kot e kot”, ka qenë një ndër frazat e përdorura në shkrim, pasi disa artistë të rinj kanë sjellë versionet e tyre të modernizuara të këngëve më të famshme të Pagarushës.

Mes tyre, mund të përmendim Dren Abazin dhe Era Istrefin. “Nuk e ka keq kushdo që e ka shkruar”, ka shtuar Roberti, i cili duket se ka rënë dakort me gjithçka që shprehet nëpërmjet këtij postimi. Kritika të kësaj natyre bëhen shpesh, sa herë që një emër i shquar i artit vendas ndahet nga jeta. /News31.al