NJËSOJ SI DUA LIPA/ Loredana arrin suksesin që shumë artistë do të dëshironin – AlpeGossip
NJËSOJ SI DUA LIPA/ Loredana arrin suksesin që shumë artistë do të dëshironin

NJËSOJ SI DUA LIPA/ Loredana arrin suksesin që shumë artistë do të dëshironin

Mes serialit të romancës Loredana-Mozzik, reperja po shijon frytet e punës, e këtë e dëshmojnë më mirë koncertetet e shumta, bashkëpunimet me këngëtarë të njohur dhe disa çmime që Lori i ka fituar së fundmi. Tashmë, një tjetër suksesi i ka ardhur radha dhe Loredana nuk mund të ishte më krenare se kaq.

Këngëtarja do të jetë në faqen e parë të revistës prestigjoze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për muajin shkurt. Një arritje të tillë nga vajzat vendase e kemi parë vetëm nga Dua Lipa, kështu Loredana bëhet e dyta shqiptare që arrin këtë sukses. Yje me famë botërore kanë qenë protagonistët e kësaj reviste, një arsye më tepër pse reperja e ka ndarë plot gëzim lajmin me të gjithë.

Një arritje kjo, që bën të mundur gjithmonë e më shumë që Loredana të arrijë majat në tregun ndërkombëtarë.