VUANI NGA KAÇURRELA TË PABINDURA? Ne kemi zgjidhjen dhe ju do të na falenderoni – AlpeGossip
VUANI NGA KAÇURRELA TË PABINDURA? Ne kemi zgjidhjen dhe ju do të na falenderoni

VUANI NGA KAÇURRELA TË PABINDURA? Ne kemi zgjidhjen dhe ju do të na falenderoni

Keni flokë kaçurrela dhe e keni të vështirë ti mirëmbani? Ne kemi zgjidhjen e duhur që ju të mund të duken bukur dhe me flokë më të shëndetshëm se kurrë. Dëgjoni këshillat tona dhe jeta juaj do të bëhet më e lehtë.

Aplikoni shampo në flokë të thatë para se të hyni në dush

Po me të vërtetë. Ishte totalisht e panjohur më parë si mundësi dhe ju duket e çuditshme. Duke e përdorur këtë mënyrë, ju mund të trajtoni më mirë pjesët e skalpit të kokës që kanë nevojë për pastrim për shembull, skalpin e thatë, zonat e yndyrshme përgjat vijëzimit të flokëvë dhe pjesën mbarap të kokës.

Lajini flokët me zbutësin.

Është mënyra më e mirë për ti pastruar flokët ndërkohë që vazhdoni të ruani lagështirën e flokut.

Përdorni gishtat për të krehur flokët tuaj dhe të hiqni topthat e qimeve

Gishtat janë pajisja më e mirë me anë të së cilës mund ta bëni këtë gjë. Sa më të durueshëm dhe të kujdesshëm të tregoheni aq më I mirë do të jetë përfundimi.Dhe diçka tjetër, kur të filloni me këtë proçes, niseni nga fundet e flokëve dhe pastaj lëvizni duke shkuar lartë.

Difuzojini flokët në mënyrën e duhur

Me fjalë të tjera, mos e vendosni difuzorin në kokë dhe me nxehtësi të madhe. Edhe një herë tjetër, durimi është çelësi. Që shmangni tharjen mbi masë të kaçurrelave, ju duhet ta mbani nxehtësinë dhe fuqinë të mesme.

Mbajeni difuzorin në një kënd prej 45 gradësh, çka do të thotë se një pjesë e kokës së difuzorit të jetë tek rrënja e flokëvë ndërsa pjesa tjetër të jetë e drejtuar pak më jashë në mënyrë që pjesa e flokëve që do difuzoni të marrë frymë.

Mos I thani kaçurrelat më shumë se duhet

Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është që në çdo pjesë të flokut most a mbani difuzorin për më shumë se 40-5- sekonda. Duhet të vazhdoni ta bëni këtë derisa koka të jetë 95% e tharë.

Mbajini flokët të lidhur

Nëse do të harxhoni kohë dukei difuzuar flokët atëherë patjetër që do të donit dhe që ky efekt t’ju zgjaste për disa ditë.Kapini flokët në formën e një ananasi në majë të kokës dhe mbështillini me një bluzë pambuku të vjetër. Kjo do ti mbajë flokët tuaj të rregullta dhe nuk do të elektrizohen gjatë kohës që flini.

Përhapeni kremin e flokëve në të gjithë dorën

Fërkojeni kremin nëpër duart tuaja dhe më pas kalojini gishtat dhe duart nëpër flokë. Në këtë mënyrë ju mund të arisni çdo pjesë të flokëve që ka nevojë për krem.

Shkundni rrënjët e flokëve për volum

Para se të dilni, ulni kokën poshtë, shkundni rrënjët e flokëve me duar dhe do t’ju krijohet volume perfekt.

/AlpeGossip.al