“Që kur zbuluam se gruaja ime ka HIV”/ Jeta seksuale shkoi në djall – AlpeGossip
“Që kur zbuluam se gruaja ime ka HIV”/ Jeta seksuale shkoi në djall

“Që kur zbuluam se gruaja ime ka HIV”/ Jeta seksuale shkoi në djall

U njoha me bashkëshorten time kur ishim të dy 19 vjeç. Ishim shokë dhe s’u lidhëm deri në të tridhjetat. Kur ajo mbeti shtatzënë ca muaj më vonë, u gëzuam shumë; por gëzimi ynë u kthye shumë shpejt në frikë kur një analizë gjaku nxorri në pah se ajo ishte e infektuar me HIV. Ajo kishte qenë e martuar më parë dhe kuptuam se ishi i saj, e kishte marrë virusin pasi kishte fjetur me prostituta, pa e vënë në dijeni.

Të thuash që u shokuam, është pak. Kishim kaq shumë pyetje. A jam dhe unë i infektuar? A do të vdesë ajo? Ta mbajmë fëmijën apo jo? Situata u rëndua kur zbuluam se unë nuk isha i infektuar, sepse ajo filloi të trembej mos ma kalonte dhe mua. Kaluam orë të tëra duke qarë bashkë, duke u përpjekur të gjenim ç’të bënim, dhe vendosëm të qëndronim bashkë.

Sot e kësaj dite jemi të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, nëntë dhe gjashtë vjeç, dhe shkojmë shumë mirë bashkë, me përjashtim të një aspekti: seksit. Të dy shpresonim se ime shoqe do t’i superonte ndjesitë negative që kishte kundrejt seksit, por mjekimi që merr (dhe që duhet të marrë deri në fund të jetës për të mbijetuar) i shfaros çdo fije epshi dhe tani bëjmë seks një herë në disa muaj.

Së fundi, më tha që mendon shpesh të më lërë, ose të më lejojë të bëj seks me gra të tjera dhe kjo më lëndon. S’mund t’i mbaj mëri, pas gjithë atyre që ka dhe kemi kaluar, por edhe heqja dorë tërësisht nga seksi nuk është zgjidhje. Ndihem egoist teksa shkruaj këto rreshta; thjesht dua të gjej një lloj balance. S’dua njeri tjetër. E dua gruan time dhe dua të jem vetëm me të.