SEZONI VEROR 2020/ Ja ku po pushojnë këtë vit VIP-at shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
SEZONI VEROR 2020/ Ja ku po pushojnë këtë vit VIP-at shqiptarë (FOTO)

SEZONI VEROR 2020/ Ja ku po pushojnë këtë vit VIP-at shqiptarë (FOTO)

Sezoni veror ka filluar me kohë dhe këtë vit Shqipëria është destinacioni kryesor ku VIP-at kanë vendosur t’i kalojnë pushimet. Përgjatë ditëve me diell përvëlues, nuk kanë munguar fotot me rrobabanjo në rrjete sociale. Ne të “Xing.al” po iu sjellim një listë me destinacionet e VIP-ave këtë verë, nga e cila do vini re se shumica prej tyre kanë zgjedhur Vlorën.

Elita Rudi dhe Gjiko kanë zgjedhur që këtë sezon veror të pushojnë në Dhërmi. Çifti ndodhen së bashku me të voglin e tyre, Zërin dhe kanë ndarë vazhdimisht foto në rrjete sociale.

Kejvina Kthella është kthyer nga Los Angeles dhe po pushon te Mali i Robit, në Golem. Po ashtu ajo ka publikuar foto në rrjete sociale dhe nga Thethi.

Romeo dhe Jonida kanë pushuar në Mal të Zi. Dyshja e kanë pranuar hapur lidhjen e tyre dhe fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë zgjedhur që këtë sezon veror të eksplorojnë jugun e Shqipërisë, së bashku me Sian dhe Joelin.

Ariana dhe Ermal Fejzullahu po pushojnë në Dhërmi, ndërkohë që para disa ditësh ishin në Jalë.

Oriola Marashi ndodhet prej kohësh në Kroaci, ku kaloi dhe karantinën, ndërsa tani po shijon pushimet. Ajo ndodhet me partnerin e saj, Eros Grezda.

Nevina Shtylla ka zgjedhur si destinacion të pushimeve të saja Vlorën. Ajo po pushon te Ishulli i Sazanit.

Florjan Binaj, Salsano Rrapi dhe Irgen Cela ndodhen në Dhërmi. Flori ka publikuar foto dhe nga Himara.

Julian Deda ka zgjedhur Ksamilin, Sarandë si destinacion të pushimeve të tij.

Në Ksamil ndodhen dhe Kristina Baki dhe Adrola Dushi. Dy shoqet e ngushta kanë vendosur t’i kalojnë bashkë pushimet.

Delinda dhe Eldo Disha po pushojnë në Përmet, ku kanë vizituar llixhat në Benjë.

Lei Kraja ka pushuar në Hamallë, Durrës e më pas në Vlorë, në shoqërinë e Ervin Kurtit.

Venera Lumani dhe Lind Islami po pushojnë në Himarë.

Dojna Mema sapo i ka nisur pushimet dhe ndodhet në Antalya të Turqisë.

Einxhel Shkira ka udhëtuar jashtë Shqipërisë dhe ka zgjedhur si destinacion Indonezinë.

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi kanë zgjedhur Durrësin, ku Eni festoi dhe ditëlindjen para pak ditësh.

Bora Zamani dhe Donald Veshaj po pushojnë në Dhërmi. Dyshja kanë publikuar foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale duke konfirmuar dhe lidhjen e tyre.

Në Dhërmi ka pushuar dhe Enca. Ajo ka ndarë foto të vazhdueshme me rrobabanjo, duke vënë në pah format trupore.

Alba Hoxha ka shkuar po ashtu në Dhërmi. Ajo i ka nisur pushimet pak pas hapjes së vendit nga karantina.

Alketa Vejsiu ka shpërndarë në rrjete sociale video dhe foto, duke zbuluar që po pushon në Jalë dhe në Himarë.

Arilena Ara ka zgjedhur Vlorën si destinacion për pushimet e saj dhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot e nxehta me rrobabanjo.

Dafina Zeqiri ndodhet prej ditësh në Jalë. Ajo nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

Në Jalë po pushon dhe Alesia Bami.