ZHAKLINA E KA GODITUR? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë: U afrua shumë dhe… – AlpeGossip
ZHAKLINA E KA GODITUR? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë: U afrua shumë dhe…

ZHAKLINA E KA GODITUR? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë: U afrua shumë dhe…

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari.

E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Efi zbuloi se gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre në prapaskenë, ku vajzat kishin ngritur tonet me njëra-tjetrën. Ajo tha se Zhaklina i është afruar shumë, duke treguar se debati ka qenë i ashpër.

“Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone në larta mes ne të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t’i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Edhe ajo u kap te ajo gjë që i interesonte të kapej. Te veprimi që do bëja unë më përpara, por harron që unë nuk jam si më parë.