Klint Çollaku flet për SHERRIN e bujshëm me Kastro Zizion: Unë jam i ri, por… – AlpeGossip
Klint Çollaku flet për SHERRIN e bujshëm me Kastro Zizion: Unë jam i ri, por…

Klint Çollaku flet për SHERRIN e bujshëm me Kastro Zizion: Unë jam i ri, por…

Klint Çollaku është cilësuar si një artist me një vokal të veçantë , i cili premton shumë për muzikën shqiptare. Të gjithë e kujtojmë Klintin jo vetëm për zërin e tij karakteristik, por edhe për sherrin e bujshëm me Kastro Zizon gjatë pjesëmarrjes tek “Kënga Magjke”. Përplasja e tyre filloi pasi produksioni vendosi të mos e fuste Klintin, por tek kategoria e artistëve të rinj, port tek kategoria “big”.

Pas kësaj, midis Klinitit dhe Kastros pati një përplasje të fortë sepse ky i fundit e konsideronte jo të drejtë futjen e këngëtarit të ri në kategorinë “big”.

Ndërkohë që të gjithë ne menduam se dy këngëtarët u kthyen në armiq të betuar me njëri-tjetrin, në të vërtetë nuk qenka aspak kështu. Klinti i ftuar në emisionin “Lart e poshtë” ka thënë se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë dhe se ajo që ndodhi ishte diçka e vogël që u sqarua.

I pyetur nëse mendonte se e kishte ekzagjeruar me këtë debat. Kliti u shpreh i penduar:

“Po pra po, sigurisht. Unë jam i ri, ky është fakt. Jam i ri në moshë, në eksperiencë, në të gjitha. Në eksperiencë edhe për pjesën e ‘Këngës Magjike’. Por unë nuk kisha hyrë në kategorinë e të rinjve vet, këtë doja të sqaroja pasi e vendosi produksioni. Kastro po thoshte të kundërtën.”- ka shpjeguar Klinti.

Ai zbuloi gjatë emisionit se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, por nuk ka preferuar të zbulojë asnjë detaj.