Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku ka sjellë projektin e ri muzikor që ia ka dedikuar femrave dhe atmosferës që krijojnë kudo që shkojnë.
Në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ DAGZ, ajo publikoi këngën “Femnat”, të cilin e ka xhiruar në Stamboll të Turqisë.
Ky pritet të jetë suksesi i ri i bukuroshes shqiptare që tërheq vëmendje vazhdimisht me postimet e saj në Instagram. Edhe në klipin muzikor ka zgjedhur që të shfaqet topless në disa skena ku mbante xhaketë xhins.
Kanë kaluar 10 muaj nga projekti i saj i fundit, ‘Shlif’ në të cilin ishte solo.