PAS PROBLEMEVE ME SHËNDETIN/ Sara Hoxha ka një MESAZH për nënat: Bëni kujdes… – AlpeGossip
PAS PROBLEMEVE ME SHËNDETIN/ Sara Hoxha ka një MESAZH për nënat: Bëni kujdes…

PAS PROBLEMEVE ME SHËNDETIN/ Sara Hoxha ka një MESAZH për nënat: Bëni kujdes…

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të sajin, që i ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së qumështit.

“Mbingarkesë qumështi që dje. Unë e nënvlerësova këtë gjë derisa më solli një temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Më duhet të filloj antibiotikë duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Ndjekësit janë shqetësuar shumë dhe i kanë dërguar pafund mesazhe për të mësuar mbi shëndetin e blogeres. Ditën e sotme, ajo ka publikuar disa video të saj në InstaStory, ku falenderon fansat për gjithë mbështetjen e tyre dhe u tregon të gjithëve si është gjendja e saj shëndetësore.

“Doja shumë që të ju falenderoja për të gjithë ato mesazhe që më keni sjellë, për të gjithë ato sugjerime… Doja t’ju thoja që lakra fitoi! Pra sot jam shumë më mirë, jo pak më mirë edhe pse nuk dukem ashtu sepse sapo jam zgjuar nga gjumi, por ndihem vërtetë shumë më mirë. Nuk e di pse më ndodhi kjo sepse më keni pyetur shumë, mbase nuk ka pirë Poi aq shumë seç duhej e mbase unë e kam neglizhuar pak. Nuk di t’ju them, ka arsye të ndryshme pse mund të ndodhi, por ishte diçka shumë e dhimbshme. Jam shumë e lumtur që me kaq kaloi sepse ka edhe më keq. Mamat e reja që jepni gji ju lutem bëni kujdes, shkarkoni mirë gjinjtë sepse çfarë nuk mund të ndodhi”, është shprehur Sara.