SAPO NA BËRI SHUMË LËMSH/ Kejvina Kthella reagon pas largimit nga “Xing me Ermalin” (FOTO) – AlpeGossip
SAPO NA BËRI SHUMË LËMSH/ Kejvina Kthella reagon pas largimit nga “Xing me Ermalin” (FOTO)

SAPO NA BËRI SHUMË LËMSH/ Kejvina Kthella reagon pas largimit nga “Xing me Ermalin” (FOTO)

Pas lajmit të largimit të Arbana Osmanit nga “Top Channel”, një tjetër largim nga televizioni bëri bujë në mediat shqiptare.

Kejvina Kthella, velina bjonde e emisionit “Xing me Ermalin” u tha se është larguar nga puna pas një debati me moderatorin.

“Xing.al” raportonte se Kejvina e ka braktisur emisionin në mes të sezonit si pasojë e një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi.

“Shkak është bërë fakti që ajo nuk ka marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi”, shkruante “Xing.al.”

“Iconstyle.al” kontaktoi vetë me Kejvinën për të mësuar më shumë për arsyen e largimit nga programi i humorit dhe përgjigjja e saj sapo na bëri më shumë lëmsh.

Kur u pyet nëse është i vërtetë lajmi i largimit, bukuroshja bjonde u përgjigj “As po, as jo”, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste më shumë për këtë pjesë.

Kjo na bëri të dyshojmë se vetë Kejvina nuk është e sigurt për largimin dhe madje mund të ketë sërish një rikthim, pasi Ermali t’i premtojë se do t’i kushtojë më shumë vëmendje!