NUK E DINIM/ Ledri Vula ka qenë student i mirë por e paska lënë një fakultet (VIDEO)) – AlpeGossip
NUK E DINIM/ Ledri Vula ka qenë student i mirë por e paska lënë një fakultet (VIDEO))

NUK E DINIM/ Ledri Vula ka qenë student i mirë por e paska lënë një fakultet (VIDEO))

Ledri Vula ka qenë një student i mirë edhe pse e paska lënë një fakultet.

Dy gjyshërit e reperit të njohur, Naxhije dhe Fahri Buçinca, ishin të ftuarit specialë të Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, në “Top Channel”, ku folën për eksperiencën e tyre si arsimtarë dhe marrëdhënien me nipin.

Gjyshi Fahri tregoi në emision se Ledri e ka lënë një fakultet për 3 provime, dhe hyri në një tjetër të cilin e mbaroi me nota shumë të larta.

“Ledri e la një fakultet, nuk e kreu, për 3 provime. U regjistrua në fakultetin tjetër për regji dhe e mbaroi me 10-ta”.

Ndërkohë, gjyshe Naxhija rrëfeu se është shumë e lidhur me nipin e saj madje mban mend edhe tekstet e këngëve të tij:

“Mbajmë mend edhe tekstit e tij dhe paraqitjet e tij në stilin hip hop”.

Për t’i surprizuar të dy gjyshërit Ledri kishte përgatitur një video mesazh ku shprehej se është njeriu më i lumtur në botë që ka jetuar me gjyshërit.