Johnny Depp i sëmurë? Shfaqet i zbehtë e i dobët (FOTO) – AlpeGossip
Johnny Depp i sëmurë? Shfaqet i zbehtë e i dobët (FOTO)

Johnny Depp i sëmurë? Shfaqet i zbehtë e i dobët (FOTO)

Johnny Depp ka shkaktuar shqetësime përsa i përket shëndetit të tij pasi është shafqur i zbehtë dhe i dobët në fotot e fundit.

Aktroi 54-vjeçar pozoi me fansat në Gjermani gjatë turneut evropian me grupin e tij Hollywood Vampires.

Ylli ‘The Pirates of the Caribbean’ duket shumë ndryshe, me një fytyrë të lodhur e të zbehtë.

Dhe fansat janë shqetësuar për shëndetin e tij duke ngritur dyshime se aktori mund të jetë sëmurë.

“Ai duket shumë i dobët. Është sëmurë?”-pyeti njëri nga fansat.

“Shpresoj që të jetë mirë,”-shkruan një fans tjetër.

Johnny Depp është në një turne me grupin që ndihmoi në vitin 2015 me legjendën e rrokut Alice Cooper dhe Joe Perry të Aerosmithit për të nderuar muzikën e yjeve të rrokut që vdiqën në vitet 1970.

Depp është përballur me disa situata të dhimbshme e të vështira kohët e fundit kur bëhet fjalë për jetën e tij personale, pasi nëna e tij u nda nga jeta dhe i dha fund marrëdhënies me Amber Heard.