PASI TENTOI KARRIERËN NË TURQI/ Këngëtari i njohur i rikthehet sërish muzikës në Shqipëri – AlpeGossip
PASI TENTOI KARRIERËN NË TURQI/ Këngëtari i njohur i rikthehet sërish muzikës në Shqipëri

PASI TENTOI KARRIERËN NË TURQI/ Këngëtari i njohur i rikthehet sërish muzikës në Shqipëri

Bertan Asllani është një nga emrat më të njohur të muzikës së viteve 2000. Ai u bë shumë i njohur në Shqipëri me pjesëmarrjen në festivale të ndryshme dhe me këngët e tij si: ‘Akoma të du’, ‘Ilaç nuk gjej’, ‘Largësia’, ‘Për ty jetoj’ e shumë të tjera.

Megjithatë për një kohë të gjatë, Bertani u shkëput nga muzika në Shqipëri dhe tentoi të bëhej pjesë e tregut turk.

Në shtetin fqinj ai u shfaq jo vetëm si këngëtar, por edhe aktor, duke marrë pjesë në disa seriale të ndryshme.

Megjithatë siç duket Bertani nuk ka rritur famën që dëshironte në Turqi dhe për këtë arsye ka vendosur të rikthehet sërish në vendin e tij. ‘Prive’ ka zbuluar se Bertani ka nisur punën për një projekt të ri muzikor, që do të jetë në gjuhën shqipe.

Kënga e tij do të jetë me ritme moderne dhe klipi do të realizohet në Shqipëri. Me siguri të gjithë e presin me padurim këtë rikthim në muzikë të këngëtarit të njohur, megjithatë ende nuk dihet se kur do të jetë data e publikimit të projektit të tij më të ri.