“BABI JAM ME BARRË, E BËRA”/ Si i tregoi Adelina të atit që ishte shtatzënë – AlpeGossip
“BABI JAM ME BARRË, E BËRA”/ Si i tregoi Adelina të atit që ishte shtatzënë

“BABI JAM ME BARRË, E BËRA”/ Si i tregoi Adelina të atit që ishte shtatzënë

Në gusht të këtij viti Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj Jon. E ftuar në “Xing me Ermalin”, këngëtarja tregoi se shtatzënia i erdhi e papritur pasi i kishte humbur shpresat duke qenë se kishte pasur disa probleme me hormonet.

“Pas 4 ditësh pasi u kurorëzuam thashë të bëj një test shtatzënie se më ishte vonuar cikli. Isha me burrin në shtëpinë time, tek mami dhe babi. Bëra testin, më doli pozitiv. Nuk e besoja në atë moment. Nuk dija të gëzohesha a të qaja. Po bëhesha nënë. Më dolën lotët. Mendova si të shkoj t’i them babit dhe burrit. ‘Babi jam me barrë, e bëra’. I thashë mamit jam shtatzënë. Urime tha mami. Zbrita poshtë dhe i thashë babit dhe burrit: Unë ngela shtatzënë. Babi tha: Pse bëni kështu gjërash ju? Bëjmë i thashë unë”, tregoi Adelina.