Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur Afërdita Dreshaj, u martua me të fejuarin e saj, Jakub Kindl, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Miami Beach. Pjesë e dasmës ishin edhe shoqërueset e nuses, ku midis tyre ishte modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi dhe motra e Afërditës, Jehona Dreshaj. Teksa po bëheshin gati për dasmën e shumëpritur, Xhesika dhe Jehona kanë filluar që të bëjnë twerking disa orë para ceremonisë.
Ka qenë modelja Xhesika Berberi e cila ka postuar një video nga ky moment, ku Jehona dhe Xhesika shfaqen shumë provokuese teksa bëjnë twerk para kamerës.