PAS DEBATIT ME KIARËN NË “BIG BROTHER”/ Miqtë e Efit zbulojnë çfarë i ndodhi jashtë shtëpisë – AlpeGossip
PAS DEBATIT ME KIARËN NË “BIG BROTHER”/ Miqtë e Efit zbulojnë çfarë i ndodhi jashtë shtëpisë

PAS DEBATIT ME KIARËN NË “BIG BROTHER”/ Miqtë e Efit zbulojnë çfarë i ndodhi jashtë shtëpisë

Profilin zyrtar të Efi Dhedhes në “Instagam” kanë dashur që ta sulmojnë. Kështu kanë lajmëruar miqtë e banores së “Big Brother VIP2” në rrjetet sociale.

Duket se ky sulm ka ardhur pas debatit të fortë që ajo pati me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilët i konsideronte miq, por sipas saj, tani ajo është zhgënjyer prej tyre.

Ata që menaxhojnë profilin e Efit në “Instagram” e kanë bërë private këtë llogari, pasi thonë se “ka pasur tentativa për hackim dhe përpjekje për t’i blerë ndjekës fake’.

Debatoi ashpër me Luizin dhe Kiarën, miqtë e Efit zbulojnë

Ndërkohë kujotjmë se Efi shprehu zhgënjim sa i përket sjelljes së Kiarës dhe teksa bisedonte me Nita Latifin, ajo u shpreh se disa njerëz, duke iu referuar Kiarës, harrojnë miqësinë për famë.

Efi i tha Nitës se kur ajo të dalë nga shtëpia do ta kuptojë të gjithë situatën dhe debatin që u krijua mes tyre, edhe pse deri atëherë nuk do të ketë më vlerë.

Ndërsa Bledi Manes, Efi i tha se gjithmonë është përpjekur për mirë dhe ka gjetur keq.

Kiara i kërkoi llogari Efit gjatë debatit në oborr përse ajo e solli brenda BBV historinë e videos në “Instagram”, kur ato jashtë nuk e kanë sqaruar këtë situatë.

Sipas Kiarës, Efi po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.

Efi nga ana tjetër i tha Kiarës se sjellja e saj është shumë e shëmtuar dhe se ajo nuk ka gojë të flasë me të.