PROBLEME ME SHTATZËNINË E TRETË/ Modelja, Chrissy Teigen shtrohet me urgjencë në spital nga… (FOTO) – AlpeGossip
PROBLEME ME SHTATZËNINË E TRETË/ Modelja, Chrissy Teigen shtrohet me urgjencë në spital nga… (FOTO)

PROBLEME ME SHTATZËNINË E TRETË/ Modelja, Chrissy Teigen shtrohet me urgjencë në spital nga… (FOTO)

Chrissy Teigen është në pritje të fëmijës së tretë, por kjo shtatzëni nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Modelja ka zbuluar së fundmi se i është dashur të shtrohet në spital për shkak të një hemorragjie, që mund të kishte vënë në rrezik jetën e saj dhe të fëmijës.

“Kam pasur gjithmonë gjakderdhje. Jam në gjysmën e shtatzënisë dhe gjakderdhja vazhdon prej 1 muaji. Ndoshta më pak se një muaj”, tregoi Chrissy dhe kjo gjë e ka detyruar të shtrohet me urgjencë në spital.

Së fundmi përmes disa postim modelja i ka siguruar fansat se është shumë mirë si ajo dhe bebi, thjesht i mungojnë gjërat e vogla si të ecurit, të gatuarit dhe të luajë me dy fëmijët e tjerë të saj.

Kjo është hera e parë që Teigen përjeton një pritje të ëmbël në mënyrë natyrale, sepse dy herët e tjera ajo ka mbetur shtatzënë përmes metodës in vitro.