Me pushime në Afrikë, ZBULOHET kush po e shoqëron Alketa Vejsiun (FOTO) - AlpeGossip
Me pushime në Afrikë, ZBULOHET kush po e shoqëron Alketa Vejsiun (FOTO)

Me pushime në Afrikë, ZBULOHET kush po e shoqëron Alketa Vejsiun (FOTO)

Teksa shumë VIP-a zgjedhin plazhin këtë periudhë, Alketa Vejsiu ka vendosur të bëjë disa pushime ndryshe. Moderatorja shumë e dashur për publikun ndodhet në Afrikë nga ku ka postuar çdo ditë pamje shumë interesante që jo çdokush do kishte fatin t’i shihte nga afër, që nga natyra, kafshët e deri tek banorët.

Pak më parë Alketa me një foto tjetër ka zbuluar se kush e shoqëron në këtë udhëtim. Bashkë me moderatoren në Afrikë ndodhet edhe Linda Flloko, vajza e Vera Grabockës. “Jam kaq e lumtur që e përjetova Afrikën magjike me Lindën time të dashur”, shkruan Alketa krahas fotos ku shfaqet me vajzën e Verës, të dyja me syze e kapele.