Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe kanë postuar shpesh foto dhe kanë zbuluar edhe emrin që do i vendosin të birit.
Efehan do të quhet vogëlushi i Almedës dhe Tolgahanit, por me siguri jeni kuriozë pse çifti ka zgjedhur këtë emër.
Në një intervistë për “Revista Who”, Almeda ka treguar se i pëlqente shumë emri Efe dhe Tolga vendosi t’i shtonte edhe prapashtesën “han”, meqënëse shumë familjarë të Tolgës i mbaron emri me “han”.
“Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan”, është shprehur Almeda.
“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime”, është shprehur bukuroshja shqiptare.