Reperi i njohur Majk është padyshim një ndër personazhet që komentohet më gjatë për jetën e tij private në media.
Majk është përfolur shpesh për lidhjet e ndryshme me vajzat e showbizit, mirëpo siç dihet një nga lidhjet më kryesore ka qenë ajo me Majlinda Zekën me të cilën ka dhe një djalë, Roanin.
Majk shpesh herë publikon foto me vogëlushin i cili teksa po rritet është duke u kthyer në kopjen identike të reperit. Në disa foto të publikuara së fundmi në Instagram shihet se Roan ka filluar të vishet njësojë si Majk, me bluze të gjëra dhe me kapuç ai duket fiks si një reper i ardhshëm.