Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane Kacey Musgraves shkëlqeu në Tapetin e Kuq të Oscars me një fustan princeshe të krijuar nga dizajneri italian Giambattista Valli.
Mirëpo fill sapo fotot u bënë virale, njerëzit në Twitter nisën meme-t.
Sipas internetit, fustani ngjante me sfungjerët rozë që përdorim kur bëjmë dush.
Nëse po dyshoni se diku e keni parë një fustan të ngjashëm, keni të drejtë. Dizajni është i ngjashëm me atë që veshi Dua Lipa një vit më parë në BRITS Awards, të dizenjuar po nga Giambattista Valli.
Fustani ishte pjesë e koleksionit Pranverë 2018 – Couture.