ERMALI PREZANTON FILMIN E RI/ Aktore dhe vajza e Ilir Shaqirit (FOTOT) – AlpeGossip
ERMALI PREZANTON FILMIN E RI/ Aktore dhe vajza e Ilir Shaqirit (FOTOT)

ERMALI PREZANTON FILMIN E RI/ Aktore dhe vajza e Ilir Shaqirit (FOTOT)

Ermal Mamaqi ka surprizuar sot ndjekësit e tij duke prezantuar projektin më të ri “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production. Filmi nisi sot xhirimet dhe nga fotot e publikuara shihet se aktore do të jetë edhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, e cila ka eksperiencë në këtë fushë pasi ka marrë pjesë në disa projekte italiane. Gjithashtu shihet edhe aktori Samuel Vargu, i cili ka luajtur në serialin “H.O.T”.

Ermali prezanton filmin e ri, aktore dhe vajza e Ilir Shaqirit

Ermali zbulon se filmi do të transmetohet në kinema në tetor të këtij viti, në të gjithë Europën.

“Miq ju prezantoj me projektin më të ri: “Të Munguarit” një Film Dramatik që nisi xhirimet sot për të ardhur në Kinema në të gjithë Europën në Tetor. Një produksion Italo-Shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production”, shkruan Ermali.

FOTOT