PLAS KEQ NË “BIG BROTHER VIP”/ Donaldit i ikën truri me Monikën: Ju nuk jeni mirë – AlpeGossip
PLAS KEQ NË “BIG BROTHER VIP”/ Donaldit i ikën truri me Monikën: Ju nuk jeni mirë

PLAS KEQ NË “BIG BROTHER VIP”/ Donaldit i ikën truri me Monikën: Ju nuk jeni mirë

Debatet brenda shtëpisë së “Big Brother” nuk kanë të sosur. Banorët janë tensionuar dhe kanë debatuar ashpër për shkak të një shkopi që Fifi ka mbajtur në dorë përgjatë ditëve të fundit.

Së fundmi, Monika ka sqaruar se sherri i saj me Fifin ka qenë lojë dhe shkopi ka qenë gjithashtu pjesë e lojës. Mirëpo kjo nuk i ka qetësuar banorët, të cilëve iu është prishur qetësia dhe gjumi për shkak të këtij sherri, madje Semi kaloi në atak paniku.

Ndërkohë, Monika ka gjetur gozhdën me të cilën gdhend Donaldi dhe ka shpërthyer kundër tij:

Monika: Gjeta sot këtë (nxjerr gozhdën), kjo është më e rëndë se një shkop.

Donaldi: Jo, jo

Monika: Ti ça ke?

Donaldi: Është e imja m

Monika: Pse e mban ti këtë?

Donaldi: Ma jep

Monika: Nuk ta jap

Donaldi: Unë gdhend dhe jam artist shpirti, e përdor për të gdhendur

Monika: Me këtë vriten në burgje

Donaldi: Nuk e mbaj në dorë atë, nuk e mbaj me vete

Monika: Nuk u ndjeva mirë kur e gjeta

Donaldi: Ju nuk jeni mirë

Monika: Nuk je ti mirë

Donaldi: Nuk je mirë sepse atë nuk ma gjete mua në dorë. Po më akuzon. Kam pasur super respekt për ty dhe të kam mbrojtur se nuk më janë dukur të sakta veprimet e Fifit për ty

Monika: Ore zotëri ça është kjo?

Donaldi: Gdhend moj dhe dua të gdhend

Monika: Pse e lë rrugëve?

Donaldi: Se nuk e mbaj në dorë unë atë. Po ngatërron situatat

Monika: Shkopi u mor në formë batute që të fillonim lojën ne

Semi: Jo, jo, loja me emocionet e mia nuk ka