NATA NUK MBAROI ATY/ Ja LAJMI i ëmbël që mori Bora pas takimit me Donaldin – AlpeGossip
NATA NUK MBAROI ATY/ Ja LAJMI i ëmbël që mori Bora pas takimit me Donaldin

NATA NUK MBAROI ATY/ Ja LAJMI i ëmbël që mori Bora pas takimit me Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e së premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje.

Ky takim është bërë viral kudo në rrjet, ndërsa së fundmi është komentuar nga vetë Bora gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”.

Të gjithë konkurrentët bashkë me opinionistin uruan moderatoren, e cila tha se e gjithë ngjarja ishte shumë e papritur për të. Përpos Donaldit ajo u ndal dhe te Semi e te një mikeshë e tyre.

“Nuk dua të përmend vetëm Donaldin, por dhe marrëdhënien me shoqen e ngushtë, Semin. Nata ime nuk mbaroi aty se shoqja jonë tjetër e ngushtë lindi po atë natë”, u shpreh Bora.

Opinionisti Arjan Konomi vazhdoi ta pyeste në lidhje me Donaldin, por moderatorja tha e emocionuar:

“Ishin shumë emocione të bukura dhe për mua realisht. Nuk e di çfarë të them se deri diku e prisja që do ngacmohesha edhe për këtë pjesë, por deri në atë pikë nuk e mendoja se do të shkonte. Kam shumë pikëpyetje për vete. Mos më vër më shumë në siklet”.