U BË NAMI SE I QUAJTI VAJZAT “TRUTRASHA”/ Albi Nako sqaron deklaratën (FOTO) – AlpeGossip
U BË NAMI SE I QUAJTI VAJZAT “TRUTRASHA”/ Albi Nako sqaron deklaratën (FOTO)

U BË NAMI SE I QUAJTI VAJZAT “TRUTRASHA”/ Albi Nako sqaron deklaratën (FOTO)

Bëri bujë dhe u shpërnda me shpejtësi në portale ditën e sotme një deklaratë e koreografit të njohur, Albi Nako. Albi kritikonte vajzat që i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe pasurisë duke shkruar se tek ne nuk është turp të jesh “trutrashë”.

“Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbatjen e trupit, sepse tek nuk nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’ por truptrashë: Vashat tonë nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit”, shkruhej në postimin e Albit.

Pas kësaj deklarate, në një prononcim për “Revista Class”, Albi është shprehur se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar dhe se ai nuk ka pasur dashakeqësi në etiketimin e vajzave shqiptare, por vetëm një kategori prej tyre.