NIS PRE-PREMIERA “2 GISHT MJALTË”/ Rama, Veliaj e VIP-at ndjekin filmin e vitit (FOTO) – AlpeGossip
NIS PRE-PREMIERA “2 GISHT MJALTË”/ Rama, Veliaj e VIP-at ndjekin filmin e vitit (FOTO)

NIS PRE-PREMIERA “2 GISHT MJALTË”/ Rama, Veliaj e VIP-at ndjekin filmin e vitit (FOTO)

Ka nisur mbrëmjen e sotme pre-premiera e filmit të shumëpritur “2 gisht mjaltë”, që vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.

Gjashtë salla janë mbushur plot në Cineplexx dhe mes qytetarëve të shumtë, është edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë personazhe të tjerë publik.

Kujtojmë që skenari i “2 gisht mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.