“DUA 10, 15 OSE 20 FËMIJË ME MILEY/ Liam Hemsworth habit me deklaratën e tij – AlpeGossip
“DUA 10, 15 OSE 20 FËMIJË ME MILEY/ Liam Hemsworth habit me deklaratën e tij

“DUA 10, 15 OSE 20 FËMIJË ME MILEY/ Liam Hemsworth habit me deklaratën e tij

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kanë treguar se i kanë shumë qejf fëmijët, megjithatë ata nuk duan të nxitojnë në krijimin e një familjeje. Këtë gjë e ka konfirmuar së fundmi edhe vetë Liam në një intervistë për “GQ Australia”.

Aktori i njohur ka treguar se nuk do të bëhet tani baba, por kur të vijë koha dëshiron të ketë shumë fëmijë.

“Tani nuk mund të vijë një fëmijë në shtëpinë tonë. Por një ditë, ne do e dimë kur do jetë koha e duhur. Por tani jo”, është shprehur Liam. Më tej ai ka shtuar se do donte 10, 15 ose 20 fëmijë me Miley, sigurisht në kontekstin e shakasë.

Muajt e fundit Miley Cyrus është përfolur shpeshherë për shtatzëni, megjithatë ajo i ka hedhur poshtë të gjitha lajmet. Dyshja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në dhjetor të 2018, në një ceremoni shumë private në shtëpinë e tyre në Amerikë.

Cyrus dhe Hemsworth kanë mbi një dekadë bashkë dhe pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka pasur shumë probleme ja kanë dalë mbanë të kalojnë çdo vështirësi.