"MË KUJTOI SA E ÇMUAR ËSHTË JETA"/ Këngëtarja shqiptare pëson aksident me makinë (FOTO) - AlpeGossip
“MË KUJTOI SA E ÇMUAR ËSHTË JETA”/ Këngëtarja shqiptare pëson aksident me makinë (FOTO)

“MË KUJTOI SA E ÇMUAR ËSHTË JETA”/ Këngëtarja shqiptare pëson aksident me makinë (FOTO)

Së fundmi Bebe Rexha është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, që i ka rrezikuar jetën. Ajo ka treguar se ka pësuar një aksident me makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar gjallë. Këngëtarja ka bërë disa postime në ‘Instastory’ ku ka treguar se tani e vlerëson akoma dhe më shumë jetën e saj. “Sot pësova një aksident me makinë. Të gjithë janë mirë. Më kujtoi sa e çmuar është jeta. Do të jem më e mirë me veten dhe të tjerët. Meqë ra fjala, ju dua!”, ka shkruar Bebe në ‘Instagram’.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ajo nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje, megjithatë ka lënë të kuptohet se ka qenë e vështirë për të. Ditën e djeshme këngëtarja njoftoi se do të bëhej pjesë e turit të grupit Jonas Brothers, që do të nisë në gusht dhe do përfundojë në tetor. Kujtojmë se së fundmi Bebe ka publikuar këngën “Last Hurrah”, që rezultoi një sukses i vërtetë.