Blerim Destani qenka i verbuar për dashuri, por ajo çfarë i thotë Ermal Mamaqi me siguri ka mërzitur Amin! (FOTO) – AlpeGossip
Blerim Destani qenka i verbuar për dashuri, por ajo çfarë i thotë Ermal Mamaqi me siguri ka mërzitur Amin! (FOTO)

Blerim Destani qenka i verbuar për dashuri, por ajo çfarë i thotë Ermal Mamaqi me siguri ka mërzitur Amin! (FOTO)

Blerim Destani është një ndër aktorët që po merr një mbështetje të madhe për punën e tij, jo vetëm nga shqiptarët por edhe më gjerë. Blerimi është një nga ata njerëz që ka fatin t’i ketë të gjitha, simpatinë, talentin, pasurinë, por në fakt aktori qenka i verbuar për dashuri. Të paktën kështu shkruhet në bluzën që mban veshur në foton e fundit të postuar në Instagram, pikërisht në qytetin e dashurisë, Parisin, mirëpo me siguri nuk është e vërtetë.

Megjithatë, nuk mund të mungonte komenti komik i Ermal Mamaqit. Nuk e dimë nëse ka marrë dhuratë nga Ami, por Ermali ia ka kërkuar dhuratën Blerimit, teksa shkruan në foton e aktorit:

Gëzuar Blerim! Çfarë dhurate do më bësh sot?

Blerimi nuk i ktheu përgjigje për këtë pyetje, por e ftoi të marrë pjesë në bastin që ai ka me Noizyn.