DO TË PREZANTOJË FESTIVALIN E KËNGËS NË RTSH/ Ja sa do të paguhet Alketa Vejsiu – AlpeGossip
DO TË PREZANTOJË FESTIVALIN E KËNGËS NË RTSH/ Ja sa do të paguhet Alketa Vejsiu

DO TË PREZANTOJË FESTIVALIN E KËNGËS NË RTSH/ Ja sa do të paguhet Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu këtë vit do të jetë në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ditën e sotme Alketa ka treguar sa do të pagohet.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh Alketa.

“Është hera e parë që unë ngjitem në Pallatin e Kongreseve në skenën e një festivali që e kam ndjekur që fëmijë. Janë 58 vite histori, kështu që për mua do të jetë privilegj i madh edhe për faktin që do të jem mbase e para dhe e vetmja vajzë që do ta prezantojë e vetme. Në fakt, skenën kam menduar që të tri netët ta ndaj me të tjerë personazhe. Mendoj që do jetë një festival ndryshe. Kam jo ambicie, se sa dëshirën e madhe për t’i dhënë një tjetër ajër së bashku me Verën edhe me gjithë skuadrën e Televizionit Shqiptar. Jam shumë e lumtur që televizioni Klan më ka mbështetur në këtë sipërmarrje. Do të jetë një Sanremo i vogël i muzikës shqiptare”, u shpreh moderatorja.