GJESTI PREKËS/ Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të NRG Band, dhuron flokët për fëmijët me kancer – AlpeGossip
GJESTI PREKËS/ Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të NRG Band, dhuron flokët për fëmijët me kancer

GJESTI PREKËS/ Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të NRG Band, dhuron flokët për fëmijët me kancer

Besnik Qaka dhe vajza e tij 4 vjeçe, Una, në një lidhje Skype te “Rudina” komentuan së bashku një moment të veçantë.

Vajza e këngëtarit të grupit “NRG Band” ka dhuruar flokët e saj të gjatë për fëmijët me kancer. Besniku tregon se si erdhi ky vendim i madh nga vajza e tij në një moshë kaq të vogël,  Besnik Qaka: Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje.

Ndjenjë fantastike', Besnik Qaka ndan videon e veçantë kur Una e thërret 'baba' - Showbizz Shqiptar

Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”. Moderatorja i thotë se u  tregua e gatshme menjëherë Una për t’ia dhuruar flokët?  Besnik Qaka i përgjigjet se u tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”.

 

Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu. Këngëtari shpreh mbështetjen ndaj vajzës së tij dhe e inkurajon që fëmijët të ndërgjegjësohen për sëmundjet e vështira me të cilat mund të përballen moshatarët e tyre. Ai kujton edhe momentin kur u ndodhën në sallonin estetik për të realizuar kërkesën e vajzës dhe emocionet që provuan prindërit. Besnik Qakashton se  ne, kur ka filluar Una të presë flokët, ne kemi qarë.Pyetje nga moderatorja ishte se  je krenar për Unën? Besnik Qaka i thotë shumë.

Solisti i “NRG Band” Besnik Qaka është i martuar dhe  baba i dy fëmijëve një vajzë dhe një djali