JO VETËM KËNGËTARE/ Adelina paska dy fakultete dhe askush nuk e dinte – AlpeGossip
JO VETËM KËNGËTARE/ Adelina paska dy fakultete dhe askush nuk e dinte

JO VETËM KËNGËTARE/ Adelina paska dy fakultete dhe askush nuk e dinte

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adelina Tahiri që në daljen e parë në ekran ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe jetën private. Adelina ndër vite ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite.
Mirëpo, ndonëse askush se dinte përveç muzikës, këngëtarja e njohur ka mbaruar edhe 2 fakultete. Adelina është pyetur së fundmi nga një nga fansat se çfarë ka studiuar dhe ajo ka habitur teksa ka zbuluar për të gjithë se ka mbaruar dy universitete.

“Çfarë ke studiuar dhe nëse s’do ishe këngëtare çfarë do doje të ishe?”, e ka pyetur fansi.

“Asnjëherë se kam thënë por ja më erdhi mundësia ta tregoj! Se asnjëherë nuk më kanë pyetur. Jam diplomuar dy herë. 1. Menaxhim biznesi dhe Ekonomi dhe marketing dhe magjistratura.”, është përgjigjur Adelina.