“FALEMINDERIT QË MË VIZITOVE NË ËNDËRR”/ Beatrix Ramosaj përlot me dedikimin ndaj të atit – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË MË VIZITOVE NË ËNDËRR”/ Beatrix Ramosaj përlot me dedikimin ndaj të atit

“FALEMINDERIT QË MË VIZITOVE NË ËNDËRR”/ Beatrix Ramosaj përlot me dedikimin ndaj të atit

Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të përfolura të momentit. Jeta e saj private ka qenë në qendër të mediave rozë. Mirëpo pak minuta më parë, Beatrix ka ndarë më të gjithë fansat një detaj vërtetë emocionues. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto me të atin e ndjerë, i cili është ndarë nga jeta shumë vite më parë. Këngëtarja tregon se e ka parë në ëndërr të atin dhe se ka shumë mall për të. “Faleminderit që më vizitove në ëndërr mbrëmjen e kaluar, baba! E dije se më mungoje dhe më dhe përqafimin më të madh ndonjëherë! Dukej aq i vërtetë. Të dua baba, mendoj për ty dhe më mungon gjithmonë”, shkruan Beatrixa.

Kujtojmë që bukuroshja bashkë me vëllain e saj Albanin kanë folur shumë herë publikisht për raportin me të atin.