HARROHEN NË MAKINA NGA PAKUJDESIA/ Gjenden të vdekur dy fëmijë – AlpeGossip
HARROHEN NË MAKINA NGA PAKUJDESIA/ Gjenden të vdekur dy fëmijë

HARROHEN NË MAKINA NGA PAKUJDESIA/ Gjenden të vdekur dy fëmijë

Dy fëmijë janë gjetur të vdekur në dy makina të ndryshme me temperaturë të lartë në pjesën qendrore të Florida të premten.

Zyra e policisë tha se një kalimtar ka zbuluar një djalë, 4 vjeç, i cili gjendej vetëm në një makinë të mbyllur pranë një shkolle në Florida. Zjarrfikësit e dërguan djalin me urgjencë në një spital aty pranë, ku u shpall i vdekur.

Rreth dy orë më vonë, policia lajmëroi se një tjetër fëmijë, një vajzë 1-vjeçare u gjet e vdekur brenda një automjeti në një pikë karburanti. Mediat lokale raportuan se hetuesit morën në pyetje nënën e foshnjes dhe ajo tha se shkoi në punë të premten në mëngjes por harroi se fëmija ishte në makinë. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, rreth 37 fëmijë vdesin çdo vit pasi harrohen nga prindërit në makina me temperatura të larta.

Prodhuesit e makinave po punojnë për të zhvilluar teknologjinë për të bërë të mundur parandalimin e vdekjeve të fëmijëve në makina.