NJË MREKULLI/ Për herë të parë në rajon, zbulohet risia që do shohim në koncertin e Capital T! – AlpeGossip
NJË MREKULLI/ Për herë të parë në rajon, zbulohet risia që do shohim në koncertin e Capital T!

NJË MREKULLI/ Për herë të parë në rajon, zbulohet risia që do shohim në koncertin e Capital T!

Shumë vite që mendohet dhe shumë muaj që punohet për organizimin e asaj që ju pret ditën e nesërme: Time Capsule.

Edhe pse ishte lajmëruar për datën 19, për t’i paraprirë motit të keq, stafi organizativ njoftoi shtyrjen e eventit për ditën e premte. Koncerti i Capital T në sheshin Nënë Tereza është drej përgatitjeve të fundit dhe përveç entuziazmit, kjo do të thotë që vetë ata kanë shpërndarë disa foto e video nga skena gjigande, provat e fundit të artistëve, si dhe disa risi që pritet të ndodhin për herë të parë në rajon.

Ju njohim me një prej tyre: byzylykët PixMob. Ato janë teknologjia e fundit që kemi parë të përdoren në koncertet ndërkombëtare të artistëve si: Taylor Swift, Coldplay, Pink, Shawn Mendes, Tiesto etj. Dhe për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, vinë pikërisht në “Time Capsule”.

Por çfarë janë konkretisht byzylykët PixMob? Ato janë konceptuar në mënyrë të tillë që të kontrollohen nga rrezet infra të kuqe dhe të gjenerojnë efekte shumëngjyrëshe të sinkronizuara me tingujt dhe efektet vizuale. Pikërisht kjo i shërben dhe një prej qëllimeve që ky koncert ka: ta bëjnë publikun pjesë të shfaqjes!

Ndërsa për ndjesitë, nuk ua shpjegojmë dot. Duhet të vini t’i provoni vetë në Time Capsule.