“MË VJEN KEQ QË AI…”/ Ish-deputetja i kërkon falje publikisht bashkëshortit (VIDEO) – AlpeGossip
“MË VJEN KEQ QË AI…”/ Ish-deputetja i kërkon falje publikisht bashkëshortit (VIDEO)

“MË VJEN KEQ QË AI…”/ Ish-deputetja i kërkon falje publikisht bashkëshortit (VIDEO)

Ajo është mjaft aktive në fushën e politikës dhe shpesh herë ka ngritur zërin për barazinë gjinore apo problematika të tjera. Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë nëpër panelet televizive teksa flet për politikën, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan tregoi historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj Neritanin.

Ajo u shpreh se bashkëshorti është mbështetja e saj më e madhe dhe është gjatë gjithë kohës me të, duke lënë kështu pasdore profesionin e tij si inxhinier. Lidhur me këtë fakt, Caka tha se ndihet keq dhe i kërkoi ndjesë publikisht.

“Neritani është Inxhinier Informatik-Ekonomik. Ne jemi njohur në gjimnaz. Unë dy vitet e para të gjimnazit i kam kryer në qytetin e origjinës, në Skrapar dhe më pas jemi transferuar në Tiranë, ku edhe e kam përfunduar. E kam njohur Nerin si shok klase dhe kemi qenë shokë shumë të mirë, pavarësisht se ekzistonte një lloj pëlqimi mes nesh, ishte i dukshëm të paktën nga ana ime. Pas përfundimit të gjimnazit vendosëm ta çojmë marrëdhënien tonë në një stad më shumë se shoqëri. Kemi qenë shokë shumë të mirë dhe vazhdojmë të jemi shokë shumë të mirë të njëri-tjetrit. Mbështetja e tij është shumë e madhe dhe ky profesion do ishte shumë i vështirë nëse nuk do të kisha mbështetje. Më vjen keq që ai duke u impenjuar kaq shumë me mua ka lënë pas dore veten dhe profesionin e tij. Jemi fokusuar të dy tek karriera ime dhe më vjen shumë keq, sepse ka qenë student i jashtëzakonshëm dhe dega për të cilën ka studiuar njeh zhvillim shumë të madh aktualisht dhe është e mirëpaguar. Ai ka zgjedhur të jetë më shumë mbështetja ime se sa të fokusohet tek gjërat e veta dhe mua kjo gjë më bën të ndihem shumë mirë, por edhe keq. I kërkoj ndjesë me sinqeritet, sepse i kam marrë shumë kohë nga jeta e tij”, tha Caka.