“FILMI I BESIT ËSHTË HUMOR CUNA LAGJESH, I ERMALIT…”/ Eva Murati jep mendimin për “Falco” dhe “I Love Tropoja” – AlpeGossip
“FILMI I BESIT ËSHTË HUMOR CUNA LAGJESH, I ERMALIT…”/ Eva Murati jep mendimin për “Falco” dhe “I Love Tropoja”

“FILMI I BESIT ËSHTË HUMOR CUNA LAGJESH, I ERMALIT…”/ Eva Murati jep mendimin për “Falco” dhe “I Love Tropoja”

Moderatorja e njohur Eva Murati ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Rreze Dielli” aty ku foli më gjatë për emisonin e saj të sportit, botën e modelingut si edhe për pasionin e saj, aktrimin.

Moderatorja është bërë pjesë e disa produksioneve kinematografike në Shqipëri siç janë filmi me metrazh të shkurtër “I Jashtëligjshmi”, seriali “Skanderbeg” dhe një sërë rolesh në teatër.

Gjatë intervistës së sotme, Eva u pyet edhe në lidhje me filmat e fundit të prodhuar nga Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi për të cilët u shpreh se duhen përgëzuar që të dy për punët e bëra. Megjithatë ajo e dha një mendim se cili prej filmave i ka pëlqyer më shumë.

“Filmin e Besit e pashë, është një humor që nuk e gjej shumë veten me të thënë të drejtën. Është humor ‘çuna lagjesh’. Filmi I Ermalit më pëlqeu, e pashë, qesha. Më habisin njerëzit kur thonë që shkova, u mërzita. Është një komedi, njerëzit duhet të përgëzojnë edhe Ermalin e Besin që kanë bërë këtë gjë. Në një vend ku nuk të jep shumë mundësi arti, sa mirë që ka individë të tjerë që bëjnë këtë gjë. Nuk jam dakord që kushdo që merr pjesë në këto filma të quajë veten aktor”- tregoi Eva për “Rreze Dielli”./News31.al