Jonida Maliqi “TRONDIT” mbesën/ Ja çfarë ka ndërmend të bëjë… (FOTO) – AlpeGossip
Jonida Maliqi “TRONDIT” mbesën/ Ja çfarë ka ndërmend të bëjë… (FOTO)

Jonida Maliqi “TRONDIT” mbesën/ Ja çfarë ka ndërmend të bëjë… (FOTO)

Këngëtarja Jonida Maliqi paska në plan për t’u shndërruar tërësisht këtë sezon.

E kemi fjalën për modelin e flokëve që ajo po mendon të bëjë dhe që ka tronditur mbesën e saj.

Jonida ka ndërmend që t’i presë flokët shkurt pas koke dhe t’i bëjë bjonde platin si aktorja Zoë Kravitz.

Por pasi i ka treguar foton vajzës së motrës, Joanës, ajo ka mbetur e habitur dhe është shprehur tërësisht kundër.

“Mami e di çfarë më tregoi tani tezja? Më tregoi një foto si do t’i bëjë flokët. Më keq se nëna! Do të dalë në televizion dhe do të thonë donte kështu apo ka ndonjë sëmundje”, thotë mbesa e tronditur nga ndryshimi rrënjësor që kërkon të bëjë Jonida.

Këngëtarja ka eksperimetuar ndër vite me ngjyrën e flokët nga portokallia, te e kuqja dhe bjondja platin.