3 shqiptare nominohen në “VMA’s 2018” por vetëm njëra kryeson (FOTO) – AlpeGossip
3 shqiptare nominohen në “VMA’s 2018” por vetëm njëra kryeson (FOTO)

3 shqiptare nominohen në “VMA’s 2018” por vetëm njëra kryeson (FOTO)

Publikohet lista e plotë e nominimeve për MTV Music Video Awards 2018.

Në mesin e shumë artistëve janë nominuar në kategori të ndryshme edhe 3 shqiptaret: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Kjo e fundit ka arritur që të nominohet në 3 kategori: “Song of the year (Kënga e vitit)” për këngën “Neë Rules”, “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për çmimin “Best Choreography (Koreografia më e mirë në klip)”, për koreografinë në klipin “IDGAF”.

Dua është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje:

“3 VMA nominime!!!! A mund të besoni?!!! ‘New Rules’ është kënda e vitit, ‘IDGAF’ për Koreografinë më të mirë dhe ‘One Kiss’ me Calvin Harris për Këngën më të mirë ritmike”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Rita Ora është nominuar në dy kategori “Vallëzimi më i mirë” për këngën “Lonely Together”, këngë kjo në duet me të ndjerin Avicii, si dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale” me po të njëjtën këngë.

Pa nominime nuk mbeti as Bebe Rexha, e cila u nominua në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, kënduar në duet me Florida Georgina Line.