Është artistja shqiptare më e përfolur e momentit! Ja cili është emri i vërtetë i Tayna-s – AlpeGossip
Është artistja shqiptare më e përfolur e momentit! Ja cili është emri i vërtetë i Tayna-s

Është artistja shqiptare më e përfolur e momentit! Ja cili është emri i vërtetë i Tayna-s

Muzika shqiptare duket se çdo ditë e më shumë po nxjerr talente të reja, por ato që po bien më shumë në sy janë vajzat e reja që drejtohen drejt rrymës hip-hop.

Njëra prej tyre është edhe Tayna, e cila që pas publikimit të këngës “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom u bë shumë e famshme dhe po përflitet në të gjitha mediat rozë.

Gjëja e parë që të gjithëve u ra në sy në fillim ishte emri i saj i veçantë, të cilin ajo e zbuloi se është emri me të cilin ajo ka vendosur të prezantohet në publik.

E ftuar në “Nd’rrimin e Natës” me Alaudin Hamitin të martën në Klan Kosova, reperja ka treguar se emri i vërtetë i saj është Doruntina Shabani e nofka “Tayna”, ka ardhur nga shkurtesa Tina.

Mirëpo për të gjithë ata që nuk e dinë, në fillim ajo u bë e njohur duke publikuar cover-a në You Tube dhe përdorte emrin Doruntina.