Tërmeti që SHKUNDI Tiranën/ Moderatorët shqiptarë në PANIK, dalin nga studiot dhe… (VIDEO) – AlpeGossip
Tërmeti që SHKUNDI Tiranën/ Moderatorët shqiptarë në PANIK, dalin nga studiot dhe… (VIDEO)

Tërmeti që SHKUNDI Tiranën/ Moderatorët shqiptarë në PANIK, dalin nga studiot dhe… (VIDEO)

Një tërmet 5.2 ballë tronditi vendin ditën e sotme e shumë njerëz dolën në rrugë nga shtëpitë, ndërtesat, apo kudo që ndodheshin të frikësuar.

Përveç reagimeve të vipave në rrjete sociale, ajo që vumë re ishin momentet e panikut të moderatorëve të emisioneve të ndryshme, të cilët në momentin që ka rënë tërmeti ishin duke prezantuar.

AlpeNews.al ju sjell disa prej momenteve kur ata dalin nga studiot e tyre.

Momentet kur tërmeti ndjehet në studion e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel bënë xhiron në rrjet. Moderatori Florjan Agalliu në momentin që fillojnë lëkundjet kap për dore kuzhinieren e emisionit dhe dalin jashtë. Gjesti i moderatorit është vlerësuar, pasi ai nuk u largua pa marrë edhe kuzhinieren.

Siç shihet nga videot lëkundjet e forta rrëzojnë edhe orenditë në studio.

Lëkundet e tërmetit ndjehen edhe në Top Channel

Lëkundjet e tërmetit ndjehen edhe në Top Channel, në studion e "Në Shtëpinë Tonë". https://bit.ly/2MN2Vc7

Gepostet von Top Channel am Mittwoch, 4. Juli 2018

E njëjta gjë ndodhi sot me stafin e programit “Një kat më lart’’ të cilët po regjistronin takimin e kësaj të shtunë. Moderatori Ermal Peçi po zhvillonte bisedën në studio me këngëtarin Mateus Frroku teksa brenda pak sekondash janë ndjerë lëkundjet sizmike.

Ajo çfarë është mundur të shkëputet nga ky moment e gjeni në videon e mëposhtme.

Teksa po transmetohej “Vila 24”, në “News 24″në studio u ndjenë lëkundjet e forta të tërmetit.

Moderatorja Androniki Kolka në fillim u mundua ta kalojë situatën me të qeshur duke menduar se tërmeti nuk do zgjaste, por kur vazhdoi ajo u shqetësua shumë dhe doli nga studio bashkë me të ftuarin.

“Ua tërmet, a e ndjeve tërmetin? Se mos na bie ndonjë llambë. Hajde më ndihmoni, mos na bie ndonjë llambë”, dëgjohet të thotë moderatorja.

Përgatiti AlpeNews.al