Vëllai i madh” u dërgoi banorëve një zarf të zi ku thuhej se një prej tyre ka dhënë informacione nga jashtë dhe se kjo gjë ka ndikuar keq në gjendjen emocionale të këngëtares. Bëhet fjalë për Arbrin i cili gjatë një komunikimi në kuzhinë me të ka bërë që këngëtarja të shpërthejë në të qara.
“Kam frikë. Nuk e di nëse jeta ime e vërtetë ka ndryshuar. Nuk e di çfarë më pret me këto reagime. Jam në panik.”- tha këngëtarja.
Ndërkohë nga ana e tenistit nuk është konsideruar si dhënie informacioni nga jashtë. “Sfida e gjithësecilit prej nesh është kur të dalim jashtë. Kaq kam thënë. Kam thënë vetëm mendimin tim.”- u shpreh ai.
Për shkak të kësaj situate, për Arbrin është marrë një vendim i rëndësishëm duke i hequr imunitetin.