Ndonëse, kanë kaluar 10 ditë nga mbarimi i “Big Brother VIP”, duket se shumë prej ish-banorëve kanë ruajtur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Një ndër dyshet më të afërta janë Fifi dhe Donaldi, të cilët i kanë dedikuar njëri-tjetrit edhe një tatuazh.
Së fundmi, ka qenë këngëtarja që ka shpërndarë një imazh përkrah aktorit, përmes të cilit ka shfaqur dashurinë që ka për të.
“Ne jemi kryefjala Donald Veshaj. Na falni për modestinë”, ka shkruar Fifi.