PËRLOTET NË SKENË/ Alketa rrënqeth me fjalët në skenën e “Sanremos” (FOTO) – AlpeGossip
PËRLOTET NË SKENË/ Alketa rrënqeth me fjalët në skenën e “Sanremos” (FOTO)

PËRLOTET NË SKENË/ Alketa rrënqeth me fjalët në skenën e “Sanremos” (FOTO)

Mbrëmjen e sotme moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu bëri realitet ëndrrën për t’u ngjitur në skenën prestigjioze të Sanremos. Ajo prezantoi krahas Amadeusit, të cilin e la pa fjalë me shkathtësinë dhe rrjedhshmërinë në të folur.

Në pjesën e fundit të festivalit, moderatorja mbajti një monolog prekës, i cili e bëri të përlotej teksa fliste. “Ky është një moment i rëndësishëm për mua sepse unë jam këtu për të treguar historinë time”, u shpreh fillimisht Alketa.

Ajo tregoi se si festivali i Sanremos është ndjekur nga shqiptarët që në kohën e diktaturës, në mënyrë të fshehtë, gjë që mund t’iu kushtonte lirinë. Po ashtu, moderarorja iu referua dhe historisë së emigracionit të shqiptarëve drejt Italisë duke përmendur dhe tragjedinë e Otrantos. Tragjedia e Ontrantos ndodhi më 28 Mars 1997. Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave.

Gjatë fjalimit të saj Alketa falenderoi Italinë që ka ndezur shpresat e shqiptarëve në atë periudhë.
“Faleminderit Itali që ke dhënë kaq shumë, që ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën tënde, me artin tënd dhe me bukurinë tënde, me muzikën tënde”, u shpreh mes të tjerash ajo. Po ashtu ajo u shpreh se shqiptarët brohërasin jo vetëm për muzikën e italianeve por për gjithçka që iu takon. “Ne brohorasim gjithmonë jo vetëm muzikën tuaj, por gjithçka që ju takon. Kur Italia shënon gol në Kupën e Botës, ne gëzojmë po aq sa ju”, tha moderatorja.