PAS SKANDALIT TË PUBLIKUAR/ Reagon Tea: Një i çmendur… (FOTOT) – AlpeGossip
PAS SKANDALIT TË PUBLIKUAR/ Reagon Tea: Një i çmendur… (FOTOT)

PAS SKANDALIT TË PUBLIKUAR/ Reagon Tea: Një i çmendur… (FOTOT)

Fotot e Teas dhe Beartit si çift dhe zbulimi i gjithë mashtrimit që u bë në “Për’puthen” kanë bërë bujë të madhe ditët e fundit. Tea doli çift nga programi me Andin, por më vonë u zbulua se e gjithë kjo kishte qenë një gënjeshtër, që të dy protagonistët ishin detyruar ta ndiqnin deri në fund për shkak të kontratës. Pas publikimit të këtyre fotove që bënë xhiron e rrjeteit, i pari që reagoi ishte Andi.

“Vija nga hici para botes se kamerave! Kujtdo personi i duket bukur , te gjithe ju do mendoni ” ëa sa bukur fama, vemendja etj etj ” po ashtu si un edhe te gjithe konkurentet e tjere jam shume i sigurt ge jan genjyer nga kjo bote qe duket shume e bukur , ama pertej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shume politika te tjera te shpifura sic ishte shfrytzimi i imazhit tim ! Kemi rene te gjithe pre e kesaj bote ne pamje te pare te bukur ama kur i vjen fundi kupton qe disa copa letrash te mbajn gojen mbyllur tek familjaret , miqt dhe publikut ! Por jo me tani po flas me ze te larte ! Hyra ne ate emision per te gjetur dashurine ama jo vetem dashurine qe sgjeta por u detyrova dhe te heshtja, te mbyllja gojen pervecse zemres! Tani nuk me intereson me asgje tjeter vecse te jem i sinqert me familjen time , miqt dhe publikun ! Ju kerkoj ndjes te gjitheve kam tentuar shume here te flas ama ato kontrata e letra jan te frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur ne emision kam dashur te largohem prej kohesh prej andej , ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave ! Me eshte kerkuar te rikthehem ne emision dhe te dal sesben cift me Tean ! Kjo eshte gjithe historia ime ne ekran! Tani te behet ca t behet sme plas fare per ato kontrata nuk kam frike! Ju dua shume te gjitheve!”, shkruan Andi.

Pas tij pati edhe një reagim nga i dashuri, Teas, Beart Rexhepi. Në një video të publikuar në Instagram ai u shpreh se Tea është e pafajshme dhe viktimë në këtë histori. Ai e pranoi lidhjen e tyre, madje e konsideroi si historinë më të bukur të dashurisë.

Pas gjithë kësaj zhurme ka ardhur edhe një reagim nga Tea. Kjo e fundit ka publikuar një foto në Instagram nga Boga, vendi në të cilin u kap mat me Beartin, dhe përkrah ka shkruar: “Krimi perfekt nuk ekziston, ose thjesht lë gjurmë, sepse dëshiron të kapesh”.

Pas posttimit të fotos, ndjekësit e Teas kanë shpërthyer në komente duke i kërkuar llogari për mashtrimin e saj. Disa prej tyre ajo ju ka kthyer përgjigje në mënyrë ironizuese. Tea ka treguar se këtë histori e kanë ditur edhe të afërmit e saj, gjyshi, të cilin e kërkuan në program bashkë me nënën e Andit disa javë më parë.

Të vij turp që na ke detyruar me gënjeshtrat e tua të shajmë Shqipen, kur ti ke qenë femër pa moral”, i ka komentuar dikush Teas.

Karakteri i Shqipes nuk ka asnjë lidhje me mua apo veprimet e mia”, i është përgjigjur Tea.

Me pas ajo ka publikuar në Instastory një koment ku dikush i uron vdekjen Teas. Edhe këtë koment ajo e ka kaluar me sportivitet, duke ju përgjigjur: “Si do kishe dëshirë të vdisja o i panjohur?”.

Tea ka postuar edhe një poezi të Dritëro Agollit, “Në vendin tim e në vendin tënd”, për të thumbuar të gjithë komentuesit që vazhdojnë flasin e flasin për jetën e saj private.