Emocionohet pedagogia e muzikës nga studentët:“ Artin e kam bërë me ju dhe me ju e kam suksesin” – AlpeGossip
Emocionohet pedagogia e muzikës nga studentët:“ Artin e kam bërë me ju dhe me ju e kam suksesin”

Emocionohet pedagogia e muzikës nga studentët:“ Artin e kam bërë me ju dhe me ju e kam suksesin”

Kori i Universitetit të Arteve ka qënë i pranishëm sot në studion e “E diela shqiptare” tek rubrika “Ka një mesazh për ty” që të surprizojë profesoreshën Suzana Turku, e cila është dirigjente.

Ata me radhë kanë treguar eksperiencat e tyre në fillimet e njohjes me zysh Suzanën ku kanë treguar se pavarësisht se shpesh ajo është treguar e rreptë me ta, ajo është një zysh shembull dhe të gjithë e falenderojnë për punën e bërë me secilin prej tyre.

Gjithashtu studentët treguan se zysha e tyre është shumë e apasionuar pas profesionit dhe j’ua ka bërë mësimin edhe më interesant, madje i ka bërë ata ta duan më shumë muzikën.

 

Ndaj sot ata ishin në studio ta surprizonin dhe t’i kërkonin falje për të gjitha gabimet zysh Zanës.

“Nëse ne jemi këtu është falë zysh Zanës dhe nëse ne kemi sukses në koncertet tona është falë asaj, falë duarve të saj”- u shpreh njëri nga studentët.

Pasi mori mesazhin zysh Suzana u shfaq në studio dhe e surprizuar nga studentët tha: “Janë shumë të mirë, më vjen mirë dhe jam e lumtur që janë një brez i tillë artistësh të rinj. Janë edhe njerëz shumë të mirë, unë ndihem shumë mirë dhe i falenderoj ata që më japin një ndjesi të tillë”.

 

 

Por mesazhi që studentët kishin për pedagogen e tyre ishte t’i kërkonin ndjesë për mungesat apo mospërgatitjen në mësim ndonjëherë.

“Vec falenderimit dhe mirënjohjes ju meritoni me shumë dhe duam t’ju kërkojmë ndjesë publike se mbase nuk kemi ardhur në orët e mësimit, por ne të vlerësojmë shumë”- tha Xhoni, njëri nga studentët në emër të korit.

“Artin se kam bërë vetëm e kam bërë me juve dhe me ju e kam suksesin” – tha zysh Suzana Turku e emocionuar nga fjalët e studentëve.

 

 

Më pas studentët nën dirigjimin e zysh Suzanës e mbyllën me një përformancë në kor.