Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo ka treguar se nuk ka raport të mirë me gazetarin Blendi Fevziu dhe ky është personazhi i vetëm të cilin ai nuk do të donte ta ftonte në emision.
Si pa dashje, Kastro Zizo zbuloi një të vërtetë më të madhe se pakënaqësitë që ka krijuar me drejtuesin e emisionit “Opinion”: Të ftuarit në emisionet e ekraneve tona, përgjithësisht lidhen me borxhet që duhet t’i kthejnë ata njëri-tjetrit, pa lidhje me temën apo me atë çka kërkon publiku.
Kjo është edhe arsyeja, pse të njëjtat fytyra dalin nga njëri ekran në tjetrin, ka raste edhe disa herë në ditë.
I ngacmuar paksa nga gazetarja, teksa ishte i ftuar sot në Top Channel, ai ka treguar:
“Kurrë se kam kuptuar por unë nuk flas me Blendi Fevziun, nuk e di pse. Mesa mbaj mend nuk jemi zënë. Nuk kam qenë kurrë tek studio e tij që ai ka marrë, nga balta e deri tek kryeministri dhe njerëz shumë të nderuar. Kam përshtypje se do ta ketë me mua mbi figurën që unë kam krijuar dhe ai duke qene pak klishe, njeri intelektual ndoshta nuk e di pjesën time që emri im i parë është intelektual ilir dhe gjithë këtë pjesën tjetër e kam bërë se kështu më është tekur mua”, tha Kastro në Pop Culture këtë të shtunë.
Kastro reagoi ndaj Fevziut pasi tha se cilin personazh nuk do të ftonte në emisionin e tij.