Reperja e njohur shqiptare Tayna u bë shumë e famshme dhe e dashur për publikun që pas këngës që u kthye në super hit “Columbiana”. Ditën e djeshme, Tayna ka qenë e ftuar në spektaklin “E diell” ku i është përgjigjur një sërë pyetjeve në lidhje me karrierën e saj dhe jetën private.
Siç dihet bukuroshja shqiptare është komentuar gjatë për jetën e saj private, ku përfol se është në një lidhje me Kech Montanën, megjithatë ajo reagoi lidhur me këto lajme. E pyetur ditën e djeshme në lidhje me jetën private dhe historitë e dashurisë, këngëtarja dha një përgjigje të prerë ku zbuloi dhe statusin e saj.
“Nuk jam në lidhje se më kanë “vd.ek.ur” ndjenjat”, duke e cituar kështu dhe një pjesë nga kënga e saj. Më pas Tayna është pyetur dhe për diss-et e shumta që kolegët e saj i bëjnë dhe këngëtarja tregoi se në fakt dhe ato disse i shpërbëjnë famës së saj.
“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia, ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”, përfundoi Tayna.