Ledion Liço tregon gafën më të madhe që ka bërë gjatë prezantimit… (FOTO) – AlpeGossip
Ledion Liço tregon gafën më të madhe që ka bërë gjatë prezantimit… (FOTO)

Ledion Liço tregon gafën më të madhe që ka bërë gjatë prezantimit… (FOTO)

15 vjet pasi u bë pjesë e Top-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë.
Pëlqen më shumë programet që drejton vetë, por i shijon njëlloj edhe ato të kolegëve të tij. Shumë prej atyre që e kanë nisur rrugëtimin në Top Albania, e konsiderojnë atë si dashuria e parë dhe Ledioni, me shumë siguri, nuk bën përjashtim nga ky grup. Lidhja me radion për të është një magji nga e cila ai nuk mund të shkëputet dot prej 15-vjetësh. Ledioni vijon të drejtojë programin “Heineken sessions”, i cili është edhe programi i tij më i preferuar në radio, por nga shumë programet që ka drejtuar në Top Albania, ka bërë edhe gafa.

I pyetur për gafën më të madhe që ka bërë, në 20-vjetorin e Top Radios, Ledioni tha se kishte thënë në transmetim një fjalë të pisët. Jo edhe aq, thotë ai pastaj, por gjithsesi nuk thuhet as në radio dhe as në televizion: “Kam thënë një fjalë të pisët. Kam qenë me Xhoi Begën në transmetim në Summer Dance dhe kam thënë… Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion” – kujton me të qeshur Ledioni.

Por nuk ishte aq e kapërcyeshme: “Dhe desh më ra pika, se thashë “Ky është fundi im në radio”” – shton ai pastaj, por qesh edhe këtë herë. Kanë kaluar shumë vite që atëherë, ndaj edhe Ledioni, si shumë të tjerë, mund të kujtojë pa fund histori shumë të bukura.