Vajza e Ilir Metës ka ditëlindjen, fjalë zemre në mesnatë nga Monika: Në familjen tonë ishe zhurmë… (FOTO) - AlpeGossip
Vajza e Ilir Metës ka ditëlindjen, fjalë zemre në mesnatë nga Monika: Në familjen tonë ishe zhurmë… (FOTO)

Vajza e Ilir Metës ka ditëlindjen, fjalë zemre në mesnatë nga Monika: Në familjen tonë ishe zhurmë… (FOTO)

Vajza e vogël e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, Era sot ka ditëlindjen. Ajo mbush plot 13 vjeç.

Urimet për të duket se kanë nisur që në mesnatë, dhe më speciali vjen nga e ëma, Monika.

Me fjalë të zgjedhura zemre, Monika e uron me një dedikim special të voglën e saj ku i thotë se Era ishte “zhurma” në familjen e saj dhe se e mbushi atë plot me dashuri e mirësi.

“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë.? Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!”, shkruan Monika Kryemadhi në urimin e saj për të bijën në rrjetet sociale.